Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Kolly: Vazhdim i ndihmës ndërkombëtare për sigurimin e dozave të vaksinave tjera

Pri 8, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Ambasadori Kolly e uroi kryeministrin Kurti për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe për përmbylljen me sukses të procesit të formimit të institucioneve.

Ai tha se Zvicra do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në fushat e arsimit e zhvillimit ekonomik, investimeve dhe shkëmbimit tregtar.

Kurti, ndërkaq, e falënderoi ambasadorin zviceran për urimet dhe angazhimin e tij për intensifikimin e bashkëpunimit. Ai foli sidomos për rëndësinë e mërgatës kosovare, pa të cilën siç tha ai, zhvillimi i vendit tonë nuk do të jetë i mundshëm.

Kryeministri Kurti e falënderoi shtetin e Zvicrës edhe për angazhimin në mekanizmin COVAX, për sigurimin e vaksinave për popullatën e Kosovës, dhe theksoi nevojën për vazhdimin e ndihmës ndërkombëtare për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave kundër Covid-19, thuhet në komunikatën për meia e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM