Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosova i bashkëngjitet iniciativës globale për të hartëzuar perceptimet mbi Ekonominë Qarkore

Gus 3, 2021

Imagine Circularity në bashkëpunim me KosovaLive, sjellin anketën e parë globale mbi perceptimin e ekonomisë qarkore, të përshtatur në gjuhën shqipe. (Anketën mund ta plotësoni këtu: Si e imagjinoni një ekonomi qarkore?)

“Ekonomia Qarkore” është një koncept i ri, i cili përdoret gjithnjë e më shumë – dhe ndonjëherë keqpërdoret – nga organizata të ndryshme. Ekzistojnë përkufizime të ndryshme të këtij koncepti, bazuar në vizione dhe ide të ndryshme, duke rezultuar kështu në një larmi interpretimesh. Me fjalë të tjera: përgjigjja për atë që është Ekonomi Qarkore varet nga kush pyet; nuk ka një përkufizim të vetëm për të cilin bihet dakord nga të gjithë.

Me këtë studim, ne synojmë të kuptojmë më mirë se si e perceptoni dhe e shihni një ekonomi që është “qarkore”, në vend se “lineare”. Si e tillë, sondazhi nuk ka të bëjë me përgjigje të drejta ose të gabuara – ka të bëjë me mënyrën sesi e shihni, jo për nivelin e njohurive tuaja!

Objektivat kryesore të iniciativës së sondazhit janë:

  • Të krijoj një shembull përfaqësues të një milion njerëzve në mbarë botën
  • Të kontribuojë në edukimin e konceptit të ekonomisë qarkore duke përmirësuar njohuritë dhe kuptimin e njerëzve

Ju lutemi sigurohuni që kjo anketë është tërësisht anonime. Çfarë do që ju përgjigjeni nuk do të jetë e dukshme për të tjerët. Të gjitha të dhënat e gjeneruara, dhe burimet e tjera të përdorura për iniciativën e sondazhit global, ndjekin politikat Evropiane të Shkencës së Hapur, si dhe ato të Universitetit të Utrechtit.

Ne ju falënderojmë paraprakisht për pjesëmarrjen në këtë sondazh i cili do të mbetet në internet deri më 15 janar 2022. Nëse preferoni ta plotësoni sondazhin në një gjuhë tjetër përveç anglishtes, ju lutem vini re se – dhe prisni derisa – më shumë versione në gjuhë do të bëhen të disponueshme gjatë vitit 2021 në uebfaqen e dedikuar, Imagine-Circularity. Përveç kësaj, rrjeti ynë i partnerëve në rritje do të shtojë versione të personalizuara me pyetje shtesë të përshtatura për audienca specifike.

Ju lutemi kontaktoni Sören Bauer * për pyetje dhe kërkesa për partneritet.

Përshëndetjet më të mira,

Sören Bauer dhe Stuart Reigeluth
Presidenti dhe Nënkryetari i REVOLVE Circularity

Walter JV Vermeulen dhe Martin Calisto-Friant
Instituti Copernicus i Zhvillimit të Qëndrueshëm, Fakulteti i Gjeoshkencave, Universiteti i Utrechtit

  • Sören mund të kontraktohet përmes soren(AT)revolve.media

“REVOLVE Circular dhe Utrecht University e falenderojnë Annea Hapçiu-n për adaptimin e anketës nga origjinali i gjuhës Angleze në atë Shqipe.

Anketën mund ta plotësoni këtu: Si e imagjinoni një ekonomi qarkore?

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI