Çdo ditë e më shumë teknologjia po avancohet dhe njerëzit po përdorin platforma për krijimin dhe distribuimin e informatave. Me zhvillimin e teknologjisë po bëhet çdo ditë e më i vështirë vlerësimi i lajmeve dhe informatave të vërteta dhe korrekte.
Dëshironi që të mësoni më shumë rreth Verifikimit Digjital të Informatave?
KosovaLive organizon punëtori një ditore mbi Verifikimin Digjital të Informatave ku pjesëmarrësit e punëtorisë do të fitojnë aftësi praktike që do t’u ndihmojnë në identifikimin dhe monitorimin e dezinformimit dhe burimeve të tij.
Kjo mundësi e të mësuarit praktik synon të nxisë mendimin kritik medial përmes përvojave reale dhe inovative për identifikimin e rrjeteve të dezinformimit në mediat lokale dhe të huaja; gjetjen e burimit origjinal të një deklarate, citati apo storje lajmesh; identifikimin e llogarive të rreme në media sociale; verifikimin e origjinalitetit të fotografive dhe videove; dhe raportimin për dezinformimin pa ndihmuar në përforcimin e tij. Gjithashtu, vëmendje do t’i kushtohet edhe raportimit të mediave gjatë pandemisë COVID-19.
Inkurajohen të aplikojnë të gjithë pa dallim personat pa dallime në gjini, etni, kombësi, racë.
Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët, studentët e gazetarisë dhe fushave të ngjashme.
Punëtoria do të mbahen në mënyrë fizike duke respektuar masat kundër përhapjes së virusit Covid-19.
Afati i fundit për aplikim: 10 tetor 2021, ora 23:59.
Ju ftojmë të aplikoni përmes vegzës në vazhdim: https://forms.gle/wJaKA53c8DyNgr2C8
Projekti “Forcimi i Mediave të Pavarura dhe Promovimi i Sigurisë së Gazetarëve në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.