Build Skills with our trainings

Sign up now!

Thirrje për aplikim: Punëtoria mbi Qasjen në Dokumente Publike

Tet 4, 2021

KosovaLive ka kënaqësinë t’ju ftoj në punëtorinë për qasjen në dokumente publike.

Si pjesëmarrës të punëtorisë ju do të fitoni aftësi praktike që do t’ju ndihmojnë që të mësoni më shumë rreth qasjes në dokumente publike gjatë hulumtimeve tuaja.

Kërkesa për qasje në dokumente publike është një ndër mjetet kyçe që mund të përdoren në gazetarinë hulumtuese. Në këtë trajnim interaktiv do të mësoni lidhur me të gjitha elementet e procesit të kërkesës për qasje në dokumente publike, përgatitjen e kërkesave duke maksimizuar shanset për aprovimin e kërkesës dhe për mënyrat e veprimit në rast të injorimit apo refuzimit të vazhdueshëm e të paarsyeshëm të kërkesave nga institucionet.

Punëtoria do të mbahet në gjuhën shqipe dhe numri i pjesëmarrësve është i limituar për shkak të situatës me virusin COVID-19.

Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët, studentët e gazetarisë dhe fushave të ngjashme.

Afati i fundit për aplikim: 11 tetor 2021, ora 23:59.

Ju ftojmë të aplikoni përmes vegzës në vazhdim: https://forms.gle/ZmXhXtcxpqbcGqndA

Projekti “Forcimi i Mediave të Pavarura dhe Promovimi i Sigurisë së Gazetarëve në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

“C*kli m*nstrual”

“C*kli m*nstrual”

Aq shumë eufemizma. “Të kuqet”, “ato”, “tezet”. Më lehtë të vjen kur i mbështjellë pecetat higjienike me qese rrugës...

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI