Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet tryeza e diskutimit “Pozita e gazetareve në redaksi, etika profesionale dhe niveli i cenzurës tani përballë ndryshimeve teknologjike”

Shk 18, 2022

U mbajt tryeza e diskutimit “Pozita e gazetareve në redaksi, etika profesionale dhe niveli i cenzurës tani përballë ndryshimeve teknologjike”. Pjesë e panelit të diskutimit ishin: Xhemajl Rexha – kryetar i bordit në AGK, Gentiana Begolli – redaktore në RTK, Imer Mushkolaj – Drejtor Ekzekutiv në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, dhe Valbona Bytyqi – gazetare në KTV.
Gjatë këtij paneli u diskutua për pozitën e gazetarëve me zhvillimet teknologjike në vitet e fundit, për numrin e madh të mediave sot, e po ashtu edhe vëllimin e madh të informacioneve që postohen, për lajme që (s)përkojnë me rregullat etike dhe si qëndrojmë në këtë aspekt.
Diskutimi filloi me Xhemajl Rexhën, ku u diskutua për autocensurën në media dhe se si redaktorët dhe kryeredaktorët janë përgjegjës për atë që publikohet në mediat e tyre, si trajtohen praktikantët dhe gazetarët e rinjë në redaksi dhe për mungesën e kujdesit dhe mentorimit ndaj tyre. Ai tregoi që janë duke u planifikuar që gazetarët të marrin ndihmë juridike falas.
Gentiana Begolli foli më shumë rreth pozitës së gazetarëve sot, problemeve me të cilat përballen duke filluar nga pagat e ulëta, oraret e tejzgjatura të punës, diskriminimet gjinore, diskriminimet me paga si dhe m -e rritjen e madhe të numrit të mediumeve, kushtet e punës së gazetarëve nuk janë duke u përmirësuar.
Imer Mushkolaj, foli më shumë për kodin etik në gazetari, sipas tij “ne si shoqëri, si komunitet gazetarësh nuk vuajmë nga mungesa e kodeve por nga mosrespektimi i këtyre kodeve”. Kodi është diçka e thjeshtë me parimet bazë të punës së gazetarit, por fatkeqësisht në mediat tona gjërat që publikohen nuk përmbushin as rregullat bazë. Ai foli edhe për mungesën e edukimit medial dhe se sa e vështirë është sot për njerëzit të dijnë se çfarë përmbajtje të lexojnë çdo ditë online, cila është etike, apo të kalojnë në tri apo katër media të ndryshme vetëm për të marrë informacionin e duhur.
Biseda vazhdoi me Valbona Bytyqin e cila foli për eksperiencat e saj si gazetare dhe se si ndikon censurimi nga vetë media në punën e një gazetari.
Rekomandimet e nxjerra nga kjo tryezë diskutimi janë:
•Universiteti të ofrojë praktikë për studentët e gazetarisë;
•Redaksitë të ofrojnë mentorim të afërt për praktikantët e tyre;
•Mediat çdo herë të publikojnë emrin e autorit/es të publikimit;
•Rekomandohet respektimi i të drejtave të gazetarëve sipas Ligjit të Punës, raportimi i problemeve në inspektoratin e punës në rast të shkeljes së këtij ligji nga punëdhënësi;
•Media të krijojë udhëzime të brendshme që do t’i ofrohen stafit menjëherë kur ata të fillojnë punën atje, në mënyrë që të sigurohet se politikat editoriale dhe etika respektohen;
•Kryeredaktorët dhe redaktorët duhet të jenë përgjegjës për publikimet që shfaqen në mediat e tyre;
•Për gabimet që mund të ndodhin në punë gazetarët duhet të edukohen që të mos përsërisin gabimet dhe mos të përjashtohen nga puna automatikisht;
•Të ofrohen Edukim Medial për qytetarët e Kosovës;
•Të ketë rregullim dhe vetërregullim brenda mediave online;
•Të krijohet një sindikatë për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve.
Projekti “Forcimi i Mediave të Pavarura dhe Promovimi i Sigurisë së Gazetarëve në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI