Build Skills with our trainings

Sign up now!

Zëri i të Rinjve në Qendër: Përvoja e Projektit “SafeLine” në Radio Kosovë

Qer 26, 2026

Zëri i të Rinjve në Qendër: Përvoja e Projektit “SafeLine” në Radio Kosovë
Një nga qëllimet kryesore të projektit “SafeLine Kamenica–Sarajevo: Siguria Digjitale dhe Shëndeti Mendor i të Rinjve” është fuqizimi i zërit të të rinjve dhe krijimi i hapësirave ku ata mund të ndajnë përvojat, idetë dhe perspektivat e tyre mbi çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre.
Në këtë kuadër, pjesëmarrësja nga Bosnja dhe Hercegovina, Ajla Kolašinac, ishte e ftuar në podcastin e Radio Kosovës, ku pati mundësinë të flasë për përvojën e saj në shkëmbimin rinor dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë projektit.
Gjatë intervistës, Ajla ndau reflektimet e saj mbi rëndësinë e sigurisë digjitale në jetën e përditshme të të rinjve, ndikimin që rrjetet sociale mund të kenë në shëndetin mendor, si dhe vlerën e bashkëpunimit ndërkulturor në ndërtimin e mirëkuptimit dhe lidhjeve të qëndrueshme mes të rinjve në rajon.
Pjesëmarrja e saj në këtë platformë mediatike dëshmon rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në diskutime publike dhe nevojën që perspektivat e tyre të dëgjohen më gjerësisht, veçanërisht kur bëhet fjalë për sfidat dhe mundësitë që sjell bota digjitale.
Falënderojmë Radio Kosovën për hapësirën e ofruar dhe mbështetjen në promovimin e zërave të rinj, si dhe Ajlën për përfaqësimin dinjitoz të projektit dhe mesazheve që ai synon të përcjellë.
Përmes partneriteteve dhe aktiviteteve të tilla, projekti vazhdon të krijojë mundësi për dialog, mësim dhe bashkëpunim ndërmjet të rinjve nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, duke promovuar sigurinë digjitale, shëndetin mendor dhe pjesëmarrjen aktive të të rinjve në shoqëri.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI