Imagine Circularity në bashkëpunim me KosovaLive, sjellin anketën e parë globale mbi perceptimin e ekonomisë qarkore, të përshtatur në gjuhën shqipe. (Anketën mund ta plotësoni këtu: Si e imagjinoni një ekonomi qarkore?)
“Ekonomia Qarkore” është një koncept i ri, i cili përdoret gjithnjë e më shumë – dhe ndonjëherë keqpërdoret – nga organizata të ndryshme. Ekzistojnë përkufizime të ndryshme të këtij koncepti, bazuar në vizione dhe ide të ndryshme, duke rezultuar kështu në një larmi interpretimesh. Me fjalë të tjera: përgjigjja për atë që është Ekonomi Qarkore varet nga kush pyet; nuk ka një përkufizim të vetëm për të cilin bihet dakord nga të gjithë.
Me këtë studim, ne synojmë të kuptojmë më mirë se si e perceptoni dhe e shihni një ekonomi që është “qarkore”, në vend se “lineare”. Si e tillë, sondazhi nuk ka të bëjë me përgjigje të drejta ose të gabuara – ka të bëjë me mënyrën sesi e shihni, jo për nivelin e njohurive tuaja!
Objektivat kryesore të iniciativës së sondazhit janë:
- Të krijoj një shembull përfaqësues të një milion njerëzve në mbarë botën
- Të kontribuojë në edukimin e konceptit të ekonomisë qarkore duke përmirësuar njohuritë dhe kuptimin e njerëzve
Ju lutemi sigurohuni që kjo anketë është tërësisht anonime. Çfarë do që ju përgjigjeni nuk do të jetë e dukshme për të tjerët. Të gjitha të dhënat e gjeneruara, dhe burimet e tjera të përdorura për iniciativën e sondazhit global, ndjekin politikat Evropiane të Shkencës së Hapur, si dhe ato të Universitetit të Utrechtit.
Ne ju falënderojmë paraprakisht për pjesëmarrjen në këtë sondazh i cili do të mbetet në internet deri më 15 janar 2022. Nëse preferoni ta plotësoni sondazhin në një gjuhë tjetër përveç anglishtes, ju lutem vini re se – dhe prisni derisa – më shumë versione në gjuhë do të bëhen të disponueshme gjatë vitit 2021 në uebfaqen e dedikuar, Imagine-Circularity. Përveç kësaj, rrjeti ynë i partnerëve në rritje do të shtojë versione të personalizuara me pyetje shtesë të përshtatura për audienca specifike.
Ju lutemi kontaktoni Sören Bauer * për pyetje dhe kërkesa për partneritet.
Përshëndetjet më të mira,
Sören Bauer dhe Stuart Reigeluth
Presidenti dhe Nënkryetari i REVOLVE Circularity
Walter JV Vermeulen dhe Martin Calisto-Friant
Instituti Copernicus i Zhvillimit të Qëndrueshëm, Fakulteti i Gjeoshkencave, Universiteti i Utrechtit
- Sören mund të kontraktohet përmes soren(AT)revolve.media
“REVOLVE Circular dhe Utrecht University e falenderojnë Annea Hapçiu-n për adaptimin e anketës nga origjinali i gjuhës Angleze në atë Shqipe.
Anketën mund ta plotësoni këtu: Si e imagjinoni një ekonomi qarkore?