Me 28 dhe 29 janar është mbajtur trajnimi për programin “Gazetaria Transformuese”. Këtu pjesëmarrësit patën rastin të mësojnë mbi rregullat e gazetarisë, mënyrën e raportimit në media të shkruara, radio dhe televizione si dhe shmangien e lajmeve të rreme apo të pa verifikuara.
Ky program është pjesë e projektit “Mbështetja e mediave dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, financuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga KOSOVO 2.0, Cel Kosovo dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ.