Me 21 shkurt u mbajt konferenca “18-Vjeçarët vendosin për të ardhmen”
Konferenca filloi me një panel diskutimi, në të cilin morën pjesë Albesa Aliudhe Brikena M. Avdyli. Paneli diskutues u moderua nga Annea Hapciu. Në këtë panel u diskutuan arsyet e votimit, si te edukohen votuesit si dhe dallimet në mes të zgjedhjeve të kaluara.
Pastaj, u prezantuan të gjeturat e projektit “First Time Voters”, gjatë të cilit në 8 komuna u mbajtën punëtori me të rinjtë të cilët votonin për herë të parë.
Pas prezantimit, u mbajt një panel diskutimi me dy pjesëmarrës të punëtorisë, Bardh F. Ajeti dhe Leart Jusufi.
Konferenca vazhdoi me aktivitete interaktive me pjesëmarrësit.
Për të ftuarit pati edhe një koktej rasti.
Për më shumë foto nga kjo ditë, KLIKO KËTU!