Build Skills with our trainings

Sign up now!

“Talks Unrestricted”, ngjarja e nisjes së #WikiGap

Mar 1, 2018

Me 23 shkurt, drejtoresha për zhvillim në Kosovalive Annea Hapciu ishte pjesë e “Talks Unrestricted”, një seri diskutimesh të lira e cila ishte e organizuar dhe mbështetur nga Ambasada Suedeze në Prishtinë.

Qëllimi i panelit ishte të shërbej si hapësirë për të diskutuar tema të ndryshme që mund të ndikojnë në zhvillimet e vendit dhe transformimet shoqërore. Tema për këtë ngjarje ishte “Agency in the Digital Age”/ “Të qenurit agjent i ndryshimit në kohën digjitale”.

“Talks Unrestricted” ishte ngjarja e nisjes së Wiki Gap Edit-A-Thon, e cila do të mbahet më 7 dhe 8 mars në shumë vende të botës.

#WikiGap është iniciativë nga Ambasadat suedeze dhe Wikimedia për mbledhjen e personave nëpër tërë botën me synim të rritjes së artikujve nga dhe për femrat (gratë dhe vajzat) në Wikipedia. Më 8 mars – Dita Ndërkombëtare e Gruas – Ministria e Punëve të Jashtme dhe ambasadat Suedeze do të organizojnë ngjarje njëkohësisht në më shumë se 40 vende, nga Suedia në Indonezi, Egjipt dhe Kolumbi. Një aksion mbarëbotëror do të zhvillohet më 8 mars 2018, por fushata mund të kryhet edhe në kohë të tjera.

Wikipedia është enciklopedia më e madhe online, e punuar tërësisht nga njerëz të rëndomtë. Përmbajtja në Wikipedia na ngjyrosë dhe formëson botë kuptimin tonë. Por, ka një jobalancë shumë të madhe në Wikipedia, sikurse në shoqëri në përgjithësi.

Nëntëdhjetë përqind e atyre që kontribuojnë në Wikipedia janë meshkuj. Katër herë më shumë artikuj janë për meshkuj, sesa për femra (gra dhe vajza). Këto shifra variojnë nga rajoni në rajon, por fotografia është e qartë, informatat mbi femrat (gratë dhe vajzat) janë shumë më të mangëta sesa informatat për meshkujt. Ne duam ta ndryshojmë këtë.

Për më shumë foto nga kjo ditë, KLIKO KËTU!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI