Shumë energji pozitive në punëtorinë “Systems Thinking” ku mbi njëzet të rinj nga e gjithë Kosova mësuan për Ekonominë Qarkore.
Në kuadër të punëtorisë, pjesëmarrësit lexuan dhe analizuan raste të studimit të qyteteve si Venlo dhe Amsterdam që janë prijës të kësaj ekonomie, u frymëzuan nga shikimi i dokumentarëve të shkurtër që tregojnë për inovacionet e fundit në këtë fushë dhe punuan në ekipe në ideimin dhe prezantimin e zgjidhjeve që mund ta stimulojnë ekonominë qarkore në Prishtinë, duke luftuar ndotësit dhe duke e mbrojtur ambientin.
Punëtoria u udhëhoq nga Annea Hapçiu, këshilltare për inovacion dhe ndërmarrësi në KosovaLive.