Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nga Leximi në Frymëzim dhe Fuqizim

Gus 14, 2018

Më 14 gusht 2018 në KosovaLive u mbajt Leximi dhe Diskutimi Publik “Lexo. Frymëzo. Fuqizo.”, një ngjarje e cila mblodhi vajza nga e gjithë Kosova për të lexuar tregime të shkurta frymëzuese për kontributin e grave dhe vajzave shqiptare dhe të huaja në botë. Ngjarja është organizuar nga anëtaret e byrosë edukative dhe profesionale të vajzave GlobalGirl Media Kosova, në kuadër të KosovaLive.

Disa nga tregimet që u lexuan ishin ato për Margaret Thatcher, Edi Shukriu, Sevdije Ahmeti, Jane Austen, Amelia Earhart, Vjollca Hoti, Kaqusha Jashari, Alicia Alonso, Ada Lovelace e shumë të tjera.

Çdo pjesëmarrëse pati një apo dy tregime për të lexuar, dhe pas çdo leximi pasoi edhe një diskutim i shkurtë dhe frymëzues për ato tregime. U diskutuan shumë qështje si rëndësia e edukimit familjar, rëndësia e shembujve që mund të njekin fëmijët, edukimi i fëmijëve, emancipimi i vajzave, thyerja e stereotipeve, pritjet martesore e shumë të tjera.

Ashtu si edhe titulli i vet ngjarjes, të gjithë pjesëmarrëset u ndanë të frymëzuara dhe fuqizuara nga leximi i tregimeve, si dhe mësuan për shumë gra dhe vajza për të cilat nuk kishin dëgjuar më parë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI