Gjatë punëtorisë dy ditore, të mbajtur nga KosovaLive, përfaqësues lokal dhe ndërkombëtarë nga pesë zyret rajonale të OSBE-se në Kosovë, janë njoftuar me metodologjinë e Mendimit Dizejnues.
Metodologji inovative, me qasjen e përqendruar në njerëz, mendimi dizejnues është teknikë, kreative për zgjidhjen e problemeve. E përdorur gjerësisht për dizajnimin e produkteve dhe proceseve, ajo çdo herë e më tepër është duke u përdorur për zgjidhjen e problemeve sfiduese shoqërore nga sektori jo fitimprurës dhe nga qeveritë.
Pjesëmarrësit u njoftuan me procesin pesë hapësh të d.school: empatisë, definimit, ideimit, prototipimit,dhe testimit të zgjidhjes. Pas gjenerimit të disa ideve, ata vazhduan në procesin e iterimit, ku pjesëmarrësit selektuan idetë më premtuese dhe i ridizejnuan ato për të rritur efiktivitetin dhe aftësinë e tyre për tu implementuar.
Për më shumë foto nga kjo ditë, KLIKO KËTU!