“Lajmet e rreme në media sociale janë problem i madh në gazetarinë e mediave sociale. Lajmet e rreme mund të jenë aq të thjeshta sa përhapja e dezinformatave apo aq të rrezikshme sa shpërndarja e propagandave urrejtëse” – Fabrizio Moreira
Per t’i luftuar lajmet e rreme, mbi njëzet të rinj nga Malisheva morën pjesë në Punëtorinë për Edukimin Mediatik të mbajtur në hapësirat e KosovaLive, gjatë së cilës ata patën mundësinë që nga ligjërata dhe nga aktivitetet e ndryshme për t’i identifikuar lajmet e rreme, të marrin informacione se si duhet dalluar lajmet e rreme dhe si duhet mbrojtur nga ato.
Në këtë punëtori, sfidë kryesore për pjesëmarrësit ishte mendimi dhe leximi kritik i një lajmi.
Punëtoria u udhëhoq nga tri përfituese të trajnuara, Artiola Babuni, Fitore Bekteshi dhe Foleta Berisha, nga programi ynë për fuqizimin e grave dhe vajzave të reja, të cilat e përdorën metodologjinë e krijuar nga Annea Hapçiu, për ta rritur vetëdijen dhe për t’i rritur aftësitë kritike të të rinjve për vlerësimin, analizimin dhe identifikimin e lajmeve të rreme. Ata gjithashtu u inkurajuan t’i vërtetojnë informatat para se t’i krijojnë, t’i konsumojnë dhe t’i shpërndajnë postimet në media sociale.
Kjo punëtori e Edukimit Mediatik është një nga pesë punëtoritë që do të mbahen me të rinj, të reja dhe edukatore/ë nga: Kaçaniku, Malisheva, Vitia, Skenderaj, Deçani, Prishtina dhe Prizreni.