Build Skills with our trainings

Sign up now!

“Edukimi Mediatik” në Malishevë: Rritja e vetëdijes për identifikimin, vlerësimin dhe analizimin e informatave

Maj 29, 2019

“Lajmet e rreme në media sociale janë problem i madh në gazetarinë e mediave sociale. Lajmet e rreme mund të jenë aq të thjeshta sa përhapja e dezinformatave apo aq të rrezikshme sa shpërndarja e propagandave urrejtëse” – Fabrizio Moreira

Per t’i luftuar lajmet e rreme, mbi njëzet të rinj nga Malisheva morën pjesë në Punëtorinë për Edukimin Mediatik të mbajtur në hapësirat e KosovaLive, gjatë së cilës ata patën mundësinë që nga ligjërata dhe nga aktivitetet e ndryshme për t’i identifikuar lajmet e rreme, të marrin informacione se si duhet dalluar lajmet e rreme dhe si duhet mbrojtur nga ato.

Në këtë punëtori, sfidë kryesore për pjesëmarrësit ishte mendimi dhe leximi kritik i një lajmi.

Punëtoria u udhëhoq nga tri përfituese të trajnuara, Artiola Babuni, Fitore Bekteshi dhe Foleta Berisha, nga programi ynë për fuqizimin e grave dhe vajzave të reja, të cilat e përdorën metodologjinë e krijuar nga Annea Hapçiu, për ta rritur vetëdijen dhe për t’i rritur aftësitë kritike të të rinjve për vlerësimin, analizimin dhe identifikimin e lajmeve të rreme. Ata gjithashtu u inkurajuan t’i vërtetojnë informatat para se t’i krijojnë, t’i konsumojnë dhe t’i shpërndajnë postimet në media sociale.

Kjo punëtori e Edukimit Mediatik është një nga pesë punëtoritë që do të mbahen me të rinj, të reja dhe edukatore/ë nga: Kaçaniku, Malisheva, Vitia, Skenderaj, Deçani, Prishtina dhe Prizreni.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

Konkursi i gazetarëve të rinj

Konkursi i gazetarëve të rinj

Projekti ‘Media for All’ është duke u zbatuar në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut...

BARAZI

Konkursi i gazetarëve të rinj

Konkursi i gazetarëve të rinj

Projekti ‘Media for All’ është duke u zbatuar në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut...