Build Skills with our trainings

Sign up now!

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Nën 21, 2019

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

Annea Hapciu, këshilltare për inovacion në Kosovalive, foli per qëllimin e organizimit të ngjarjes “Womair”.

E ftuar ishte Enisa Serhati, kordinatore e projektit “Healthier Kosovo” në UNDP, e cila foli për rëndësinë e cilësisë së ajrit në hapësirat e jashtme dhe të brendshme.

Gjithashtu Dion Deva, bashkëthemelues i “Te Pema” foli për llojet e bimëve si dhe për ndikimin e tyre në cilësinë e ajrit dhe në shëndetin e njeriut.

Gjatë ngjarjes pjesëmarrësit paten rastin t’i shohin edhe disa video edukative vetëdijësuese të cilat ishin punuara enkas me sygjerime për rritjen e cilësisë së ajrit.

Në fund të ngjarjes pjesëmarrësit morën lule të cilat shërbejnë për pastrimin e ajrit në ambientin ku jetojnë.

Ky aktivitet u organizua nga KosovaLive në kuadër të projektit “Healthier Kosovo”, të mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut dhe implementuar nga UNDP Kosovo, UN Volunteers (UNV), World Health Organization (WHO).

https://www.facebook.com/pg/kosovalive.org/photos/?tab=album&album_id=10157431581490520

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI