Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ceremonia përmbyllëse e projektit “Womedia”

Sht 4, 2019

U mbajt ceremonia përmbyllëse e projektit Womedia.

Gjatë këtyre tetë muajve, 40 vajza dhe gra të reja nga e gjithë Kosova kanë pasur mundësi të ndjekin trajnimin dhe zhvillimin profesional në KosovaLive

Shumë prej tyre kanë arritur të jenë të suksesshme duke rezultuar në punësim ose angazhim më afatgjatë në projekte. Gjatë ceremonise, disa prej tyre patën rastin të tregojnë për përvojën e tyre para të pranishmëve. Gjithashtu, Linda Shala, ish gazetare e njohur dhe një grua e suksesshme në biznes, mbajti një fjalim frymëzues duke ndarë përvojën e saj dhe vështirësitë që ka kaluar gjatë rrugës së suksesit.

Pas ceremonisë përmbyllëse dhe certifikimit, pati koktej rasti dhe ngarje rrjetëzuese, ku vajzat patën rastin të njoftohen me përfaqësues të kompanive të ndryshme të cilat mund të jenë punëdhënës potencialë për to.

Faleminderit Helvetas, Linda Shala, Cacttus, Buçaj, Cineplexx, Recura, Radio Vala Rinore, Meridian Express që ishit të pranishëm në këtë ngjarje si dhe Visar Kuçi dhe Dalvin Mamusha për muzikën.

Për më shumë fotografi nga ky event kliko këtu!

Projekti Womedia mbështetet nga projekti Enhancing Youth Employment- EYE Project i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe implementohet nga KosovaLive.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

“C*kli m*nstrual”

“C*kli m*nstrual”

Aq shumë eufemizma. “Të kuqet”, “ato”, “tezet”. Më lehtë të vjen kur i mbështjellë pecetat higjienike me qese rrugës...

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI