Build Skills with our trainings

Sign up now!

Lansimi i Udhëzuesit për Gazetarë “Mekanizmat për mbrojtjen e gazetarëve nga dhuna online”

Mar 5, 2020

Organizata mediale KosovaLive lansoi, të enjten, më 27 shkurt, Udhëzuesin për Gazetarë: “Mekanizmat për mbrojtjen e gazetarëve nga dhuna online”.

Qëllimi i udhëzuesit është vetëdijesimi i gazetarëve, redaktorëve dhe mediave se si duhet mbrojtur nga dhuna online, çka konsiderohet sulm online si dhe cilat janë masat për mbrojtjen nga shpifja ose fyerja. Ky udhëzues është hartuar për lehtësimin e denoncimit të dhunës online nga gazetarët, redaktorët dhe mediat.

Duke marrë pjesë në këtë ngarje, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, zyre kjo që e mbështetit lansimin e këtij udhëzuesi, ua rikujtoi të pranishmëve –  gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga anëkënd Kosova, studentë të gazetarisë dhe përfaqësues të institucioneve mediale –  dedikimin e Mbretërisë së Bashkuar promovimit të lirisë së medias dhe mbrojtjes së gazetarëve.

“Liria e shtypit është cilësi thelbësore e cilësdo shoqëri të hapur; njerëzit duhet lejuar të diskutojnë dhe të debatojnë çështjet lirshëm, të sfidojnë qeveritë e tyre dhe të marrin vendime të informuara, nga media të fuqishme dhe të qëndrueshme”, theksoi Abbott.

Drejtori ekzekutiv i organizatës mediale KosovaLive, Kelmend Hapçiu theksoi se udhëzuesi është produkt i krijuar brenda një projekti shumë më të gjerë rajonal të mbrojtjes së lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes.

“Ky udhëzues është paramenduar si një tentim-identifikimi të sfidave me të cilat gazetarët ballafaqohen gjatë punës së tyre, një tentim ngritjeje të vetëdijes se nuk janë krejtësisht të pambrojtur nga sulmet online, dhe si një ndihmesë edhe për ndjekjen e hapave ligjor për mbrojtjen e të drejtave të tyre”, tha ai.

Bashkë-autori i këtij udhëzuesi, Florent Spahija, tha se edhe pse Kosova që nga pas lufta ballafaqohet me media online deri më tani në Kosovë nuk ka pasur një manual të tillë në të cilin shkruhet se si gazetarët mund ta mbrojnë vetveten nga sulmet.

“Secili gazetar mund të gjej veten brenda këtij manuali i cili konsiderohet si një mënyrë alternative për  drejtimin e tyre”, tha ai.

Në këtë udhëzues paraqiten format më të shpeshta të sulmeve online që bëhen ndaj gazetarëve dhe elaborohen çështjet si: Çka është shpifja ose fyerja, presioni, ngacmimet seksuale, kërcënimet, shtrëngimi…? Ku dhe si të raportohen këto raste? Cilat janë format më të mira për raportim, padi dhe kallëzim penal?                                                                        

Manuali mund të shkarkohet këtu:

kosovalive.org/wp-content/uploads/2020/02/Manual-ALB-Final.pdf

kosovalive.org/wp-content/uploads/2020/03/manual_srb-final-1.pdf

Udhëzuesi është produkt i krijuar brenda projektit të mbrojtjes së lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes në Ballkanin Perëndimor të implementuar nga Albany Associates, Media Centar të Sarajevës dhe KosovaLive, i realizuar me mbështetjen e Foreign Office të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI