- Kopjimi i lajmeve dhe komplet fjalive apo paragrafeve nga mediat e tjera cilësohet si plagjiaturë, vepër penale dhe është e denueshme me ligj.
- Gjasat për keqinterpretim të lajmit, duke lënë anash informata dhe detaje të vlefshme rriten dukshëm më shumë në raste të kopjimit selektiv.
- Që të evitosh keqinformimin tënd personal si gazetar/e dhe të mos informosh gabimisht lexuesit/shikuesit, vërteto direkt informatën me burimin (përmes telefonit e-mail-it, takimit apo intervistës direkte me personin).
Gazetaria për verifikimin e informatave mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS dhe është punuar nga KosovaLive.