Build Skills with our trainings

Sign up now!

Thirrje për aplikim: Mendimi Kritik Medial për klasat e 8-ta

Pri 12, 2021

Sot të gjithë jemi gazetarë, të cilët shkruajmë, krijojmë, raportojmë dhe shpërndajmë informata në media sociale. Me zhvillimin e teknologjisë po bëhet çdo ditë e më i vështirë vlerësimi i lajmeve dhe informatave të vërteta, dhe dallimi i tyre nga lajmet e rreme dhe ato me qëllime të ndryshme manipuluese.

Nëse ke dëshirë të mësosh për mediat dhe lajmet, kjo punëtori është për ty!

Punëtoria është për vajzat e klasave të 8-ta.

Nga ky trajnim ju mund të përfitoni:

– Njohuri mbi mediat, lajmet dhe raportimin;
– Aftësinë për t’i dalluar lajmet e vërteta nga lajmet e rreme;
– Njohuri se si të identifikohet dhe të shkruhet një lajm i vërtetë;

Për datën dhe mënyrën e mbajtjes së punëtorive do të njoftoheni me kohë, për shkak të masave Anti-Covid.

Afati i fundit për aplikim online për punëtorinë është data 25.04.2021, ora 00:00.

Të përzgjedhurat do të njoftohen përmes email-it dhe telefonit.

Vegzën për aplikim mund ta gjeni këtu: https://bit.ly/3thXec4

Këto punëtori mbështeten nga fonde të mbledhura nga shitja e librit “136 Zëra të Grave dhe Vajzave”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

“C*kli m*nstrual”

“C*kli m*nstrual”

Aq shumë eufemizma. “Të kuqet”, “ato”, “tezet”. Më lehtë të vjen kur i mbështjellë pecetat higjienike me qese rrugës...

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI