Build Skills with our trainings

Sign up now!

Thirrje për aplikim: Raportimi i përgjegjshëm gjinor në media

Nën 4, 2021

Mediat kanë ndikim të madh në formimin e opinionit publik rreth të gjitha çështjeve, duke përfshirë këtu edhe çështjet gjinore. Mediat kontribuojnë që stereotipet dhe paragjykimet të jenë më të theksuara për tema të caktuara.

KosovaLive ofron mundësi për të zhvilluar mendimin kritik në lidhje me raportimin e përgjegjshëm gjinor në media për të rinjtë.

Përmes këtij trajnimi do të identifikohen dhe trajtohen në mënyrë të detajuar përmbajtjet stereotipizuese dhe do të krijohet mirëkuptim në lidhje me rolin që luan diskioni në ndërtimin e storjeve dhe botëkuptimin e audiencës.

Pjesëmarrësit e këtij trajnimi do të njihen me kornizën ligjore gjinore në Kosovë, parimet kryesore të barazisë gjinore në media dhe do të trajtojnë raste rreth përfaqësimit medial të grave. Do të diskutohet rreth termeve të sakta gjinore si dhe trajnimit medial të dhunës me baza gjinore.

Një koncept shumë i rëndësishëm që po ashtu do të trajtohet është “ndërthurja” dhe ndërlidhja me gazetarinë.

Trajnimi do të mbahet nga njohësja e çështjeve gjinore dhe gazetarja e pavarur, Shqipe Gjocaj.

Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët, studentët e gazetarisë dhe fushave të ngjashme.

Afati i fundit për aplikim: 11 nëntor 2021, ora 23:59.

Vegzën për aplikim e gjeni këtu: https://forms.gle/6EvgE5f8hNDJ8mKQ9

Projekti “Forcimi i Mediave të Pavarura dhe Promovimi i Sigurisë së Gazetarëve në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

“C*kli m*nstrual”

“C*kli m*nstrual”

Aq shumë eufemizma. “Të kuqet”, “ato”, “tezet”. Më lehtë të vjen kur i mbështjellë pecetat higjienike me qese rrugës...

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI