Build Skills with our trainings

Sign up now!

Thirrje për Aplikim për Kompanitë Hulumtuese dhe Hulumtues të Pavarur

Nën 18, 2021

# KosovaLive kërkon një kompani hulumtuese lokale, me përvojë dhe kredibile, ose dy hulumtues freelance për çështje gjinore për të kryer një studim specifik mbi “Pjesëmarrjen e pjesëtareve gra të minoriteteve si prodhues të përmbajtjeve mediale – në çfarë mase pjesëtarët e minoriteteve etnike në fakt angazhohen në këtë fushë në Kosovë”.

🔹  Studimi duhet të thellohet në shkaqet rrënjësore të pjesëmarrjes së dobët të grave pjesëtare të minoriteteve si prodhues të përmbajtjeve mediale në Kosovë.

🔹  Produkti përfundimtar do të duhej të siguronte edhe pika konkrete të veprimit dhe rekomandime se çfarë duhet bërë për t’i tejkaluar këto sfida.

🔹 Produkti i hulumtimit nuk do të duhej të ishte më i gjatë se 10 faqe me rreshta të ngushtë (single space) dhe do të duhej i shkruar në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe dhe të shoqërohej me grafikone/tabela në aneksin e tij.

Të gjitha kompantië e interesuara dhe/ose hulumtuesit do të duhej të aplikonin duke e plotësuar VETËM këtë formular: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScL7S_bIZreCbZDw7WTK8NiMwTrYQw1A7bv3hxYWzdRSS2mHA/viewform 

Thirrja për aplikime është e hapur deri më 26 nëntor 2021, në orën 23:59.

Studimi tërësisht i përfunduara do të duhej t’i dorëzohet KosovaLive jo më vonë se deri më 20 dhjetor 2021, në orën 23:59.

Hulumtimi “Çështja gjinore në Media” është pjesë e projektit “Forcimi i Mediave të Pavarura dhe Promovimi i Sigurisë së Gazetarëve në Kosovë”, i financuara nga Zyrja e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

“C*kli m*nstrual”

“C*kli m*nstrual”

Aq shumë eufemizma. “Të kuqet”, “ato”, “tezet”. Më lehtë të vjen kur i mbështjellë pecetat higjienike me qese rrugës...

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI