Build Skills with our trainings

Sign up now!

Thirrje për aplikim: Trajnim për sigurinë e gazetarëve

Nën 12, 2021

Promovimi i sigurisë së gazetarëve dhe luftimi i mosndëshkimit për ata që i sulmojnë është shumë i rëndësishëm për lirinë e shtypit në të gjitha platformat e medias. Gazetarët duhet të dijnë t’i identifikojnë webfaqet, organizatat, institucionet ku ata duhet të kërkojnë ndihmë, mbështetje dhe mbrojtje kur do që ndihen të rrezikuar gjatë ushtrimit të profesionit si gazetarë.

KosovaLive organizon trajnim dy ditorë për Sigurinë e Gazetarëve ku pjesëmarrësit do të njoftohen me mënyrën se si të reagojnë në situata që cenojnë sigurinë e tyre.

Ky trajnim do të mbahet nga Garentina Kraja, hulumtuese dhe konsulente për çështje të drejtësisë tranzicionale, ndikimit malinj dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Inkurajohen të aplikojnë të gjithë pa dallim personat në gjini, etni, kombësi, racë.

Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët, studentët e gazetarisë dhe fushave të ngjashme.

Punëtoria do të mbahen në mënyrë fizike duke respektuar masat kundër përhapjes së virusit Covid-19.

Afati i fundit për aplikim: 16 nëntor 2021, ora 23:59.

Vegzën për aplikim mund ta gjeni këtu: https://forms.gle/Yfy3QomoNJHsxJ7V7

Projekti “Forcimi i Mediave të Pavarura dhe Promovimi i Sigurisë së Gazetarëve në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

“C*kli m*nstrual”

“C*kli m*nstrual”

Aq shumë eufemizma. “Të kuqet”, “ato”, “tezet”. Më lehtë të vjen kur i mbështjellë pecetat higjienike me qese rrugës...

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI