Build Skills with our trainings

Sign up now!

Anketa e Konferencës – Metaverse, DeepMediaTek dhe Gratë: Ku qëndrojmë?

Jan 13, 2022

Komunikimi global u transformua kur interneti u bë i zakonshëm në vitet 1990. U deshën vetëm rreth 15 vjet pas kësaj që mediat sociale të transformonin shoqëritë tona dhe mënyrën se si ne ndërveprojmë me përmbajtjen, konsumojmë lajmet, komunikojmë me njerëzit e dashur dhe bëjmë biznes.

Demokratizimi i teknologjisë, arsimit dhe qasjes në informacion e ka përshpejtuar inovacionin me një ritëm të paprecedentë për njerëzimin siç e njohim ne, duke i bërë Metaverse dhe DeepMediaTek, kufijtë e ardhshëm për të ndryshuar mënyrën tonë të jetesës dhe ndoshta për të ripërcaktuar se çfarë do të thotë të jesh njeri.

KosovaLive në bashkëpunim me Albany Associates dhe Ambasadën Britanike në Prishtinë, me mbështetjen e Zyrës së Jashtme, Kommonuealthit dhe Zhvillimit, ka kënaqësinë të organizojë konfrencën hibride “Metaverse, DeepMediaTek dhe Gratë: Ku qëndrojmë?”.

Kjo ngjarje e nivelit të lartë mbahet më 22 dhjetor 2021 në KosovaLive Hub në Prishtinë, Kosovë dhe do të mbledhë liderë të mediave dhe teknologjisë vendore dhe ndërkombëtare, zyrtarë qeveritarë, influencerë, gra pioniere, shoqërinë civile dhe profesionist ndërkombëtarë të inteligjencës artificiale dhe Metaverse.

Ne jemi duke mbledhur të dhëna lidhur me njohuritë e koncepteve Metaverse dhe DeepMediaTek në Kosovë.

Ju lutemi plotësoni këtë anketë të shkurtër për ta shtuar bazën e njohurive: https://forms.gle/49SboVES8Tr5JGmKA

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI