Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosova ndryshoi në sytë e botës

Dhj 30, 2023

A ju ka shkuar ndonjëherë mendja se si perceptohet kultura jonë nga e gjithë bota? Si e perceptojnë Kosovën, e sa të ndryshëm mendojnë ata se jemi ne nga pjesa tjetër e botës?

Një pjesë e madhe ndoshta edhe nuk kanë ndëgjuar për këtë vend të vogël, të bukur, të shtrirë në zemër të Ballkanit. Po për ata që vetëm se kanë ndëgjuar për ne, cka ju shkon atyre në mendje herën e parë që e ndëgjojnë këtë emër, “Kosova”.

Lufta? Rreziku qe ju kanoset nëse hyjnë në këtë shtet, ose ndoshta kanë ndëgjuar se njerëzit janë “të egër” dhe nuk ia vlen të vizitohet.

Por çka ndodh në të vërtet atëherë kur ata hyjnë brenda kufijve të Kosovës?

Ata në fakt shohin një botë tjetër nga ajo që ata e kanë menduar. Njerëzit, jane të dashur, të sjellshëm, ofrojnë ndihmë pa ua kerkuar, dhe mbi të gjitha nuk janë aspak të rrezikshëm.

Stigma se Kosova është një vend i rrezikshëm ka filluar qysh para shumë shekujsh. Në fillim të shekullit të kaluar, një gazetare me origjinë nga Mretëria e Bashkuar, Edith Durham, donte ta sprovonte vetën në kuptimin e një kulture ndryshe nga ajo e Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo kishte dëgjuar se Ballkani është një zone me kultura të ndryshme, dhe poashtu kishte ndëgjuar se ishte zonë e rrezikshme për vizitë, dhe kështu ajo vendosi ta sfidonte vetën duke vizituar ballkanin. Ajo në atë kohë vizitoj të gjitha shtetet e ballkanit, ndër to edhe Kosovën. Në librin e saj, përvec vendeve të tjera të ballkanit, ajo shënon edhe për Kosovën, duke shtuar se:

“Nga të gjitha vilajetet otomane në Europë, Kosova njihej si më e rrezikshmja dhe më e papërmbajtura.”

Po në kohët moderne, cka mendojnë njerëzit për Kosovën?

Fatkeqësisht, stigma se Kosova është një vend I rrezikshëm, ekziston ende. Ndonëse kanë kaluar 2 dekada qysh prej përfundimit të luftës, Kosova ende shihet si një vend I rrezikshëm nga një pjesë e botës.

Por, pas vizitës në Kosovë pothajse të gjithëve iu ndryshon mendimi për Kosovën, pozitivisht. Ata shohin diversitetin e kulturës së Kosovës,një rini shumë premtuese një vend që mikpret të gjithë ata që hyjnë brenda vendit, dhe afërsia që njerëzit e ofrojnë me të gjithë, është ajo cka ka bërë që këta persona ta ndryshojnë perceptimin për Kosovën, dhe poashtu të fillojnë ta duan.

Të gjithë ata që e vizitojnë Kosovën shohin shumë gjëra pozitive, po edhe negative. Ata kanë hasur në disa gjëra të cilat I bezdisin. Mund të marrim disa shembuj, psh. mungesa e përgjegjësise nga disa persona, mungesa e infrastruktures, mungesa e shumtë e zonave të gjelbërimit, e të ngjajshme.

Marrim shembull Eser, nga Turqia, I cili ka dy muaj që gjendet në Kosovë, ka pasur rastin që sado pak ta njoh kulturën tonë . Ai  për Kosovën shtoj se:

“Kosova është një vend i mirë për prodhim për shkak të fuqisë së lirë të punës. Megjithatë, investitorët nuk vijnë për shkak të konflikteve të vazhdueshme në kufirin verior.

Ka shumë personel të kualifikuar. Njerezit flasin shumë gjuhë ky potencial aktualisht është duke u tretur.

Para se të vija në Kosovë, mendoja se ishte një vend me varfëri, gjendje lufte, shkallë të lartë të krimit. Por mendimi im ka ndryshuar.Ka personel të kualifikuar. Kam parë shumë njerëz që flasin gjuhë te ndryshme. Ky potencial per mendimin tim po harxhohet.”

Ndër të tjera, Eser planifikon të hap edhe një kompani të tij këtu në Kosovë, shkaku kryesor, puna e lirë.

Një shembull tjetër që mund të marrim vjen edhe nga Maria, e cila nga , tash jeton në Kosovë. Ajo është shprehur se:

“Njerëzit janë zakonisht shumë të mirë, duan të ndihmojnë gjithmonë, por mungesa e sjelljeve elementare ka filluar të më acarojë kohët e fundit si mosrespektimi i radhës, hedhja e plehrave kudo, ndërprerja e dikujt kur flasin, mos përpjekjet të shohin botën me një pikëpamje më ndryshe dhe kështu me radhë…”.

Nga këto intervista të mbajtura me persona të ndryshëm që kanë ardhur në Kosovë, mund të themi se perceptimi I Kosovës nga e gjitha bota, ka ndryshuar shumë ndër vite, por edhe Kosova ka ndryshuar shumë.

Rea Mehana është në përfundim të studimeve bachelor ne fakultetin ekonomik, drejtimi“Menaxhment”.  Aktualisht, është duke punuar si menaxhere projektesh me një kompani hulumtuese ne Prishtinë. Ajo ka punuar si vullnetare në: qendrën telefonike të parandalimit te vetvrasjes “Linja e jetës”, festivalin e animacionit “AniBar”, festivalin “Architech” e të ngjajshme.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI