Build Skills with our trainings

Sign up now!

Të Rinjtë nga Sarajeva Vizitojnë Kosovën në Kuadër të Projektit “SafeLine Kamenica–Sarajevo

Qer 26, 2026

Të Rinjtë nga Sarajeva Vizitojnë Kosovën në Kuadër të Projektit “SafeLine Kamenica–Sarajevo
Këtë javë patëm kënaqësinë të mirëpresim në Prishtinë pjesëmarrës nga Sarajeva në kuadër të projektit “SafeLine Kamenica–Sarajevo: Siguria Digjitale dhe Shëndeti Mendor i të Rinjve”, një iniciativë që synon të fuqizojë të rinjtë dhe të nxisë bashkëpunimin rajonal përmes dialogut, shkëmbimit të përvojave dhe angazhimit aktiv qytetar.
Së bashku me menaxheren e projektit, Arnisa Aliqkaj, pjesëmarrësit po njihen nga afër me kulturën, historinë dhe jetën e përditshme në Kosovë. Kjo vizitë ofron një mundësi të vlefshme për ndërtimin e urave të bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe miqësisë ndërmjet të rinjve nga komunitete dhe vende të ndryshme.
Faza e radhës e projektit zhvillohet në Kamenicë, ku të rinjtë nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina do të punojnë së bashku në hartimin e një dokumenti rekomandues (policy brief) mbi shëndetin mendor në hapësirat digjitale dhe sigurinë online. Ky dokument bazohet në gjetjet, diskutimet dhe përvojat e mbledhura gjatë një serie punëtorish të realizuara me të rinj në Kamenicë dhe Sarajevë.
Qëllimi i këtij procesi është që rekomandimet dhe perspektivat e të rinjve të prezantohen para autoriteteve lokale në të dy qytetet, duke kontribuar në zhvillimin e politikave dhe iniciativave që adresojnë nevojat reale të tyre në fushën e sigurisë digjitale dhe mirëqenies mendore.
Projekti po zbatohet nga KosovaLive në partneritet me Udruženje za digitalnu transformaciju u BiH, me mbështetjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe Qeverisë Gjermane. Përmes këtij bashkëpunimi, projekti synon të krijojë hapësira të qëndrueshme dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet të rinjve në rajon, duke promovuar pjesëmarrjen aktive, sigurinë digjitale dhe shëndetin mendor.
Shprehim mirënjohjen tonë për partnerët dhe mbështetësit e projektit për besimin, përkushtimin dhe kontributin e tyre në fuqizimin e të rinjve dhe ndërtimin e lidhjeve të qëndrueshme ndërmjet komuniteteve në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Së bashku, po krijojmë mundësi të reja për bashkëpunim, mësim dhe zhvillim për gjeneratat e reja.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

EDUKIM

BARAZI