Robert Shala, drejtor ekzekutiv i Sentry, mbajti një prezantim për sigurinë kibernetike dhe mënyrat e mbrojtjes, si dhe ndau shembuj se çfarë është duke ndodhur në fushën e sigurisë kibernetike në Kosovë dhe në botë. Një ekip prej vajzave dhe grave të reja do të punojnë në raportimin mbi temën e sigurisë kibernetike në Kosovë.
Ky aktivitet u mbajt në kuadër të programit iEngage & iWrite të financuar nga USAID, të mbështetur nga Internews dhe FHI360, dhe të implementuar nga KosovaLive.