Në KosovaLive është mbajtur trajnimi “Edukimi Medial” me nxënës të klasave të 9ta, 10ta, 11ta dhe 12ta.
Gjatë këtij trajnimi, nxënësit mësuan se si t’i dallojnë lajmet e rreme, për llojet e tyre, cilat janë rreziqet e shkaktuara nga lajmet e rreme dhe disa mënyra se si ta mbrojnë veten dhe të tjerët që të mos bien pre e tyre.
Përveç ndjekjes së trajnimit, ata bënë edhe një kuiz interaktiv, ku u angazhuan të gjithë për të ndarë njohuritë e fituara dhe mendimet kritike.