Gjatë muajit qershor, një ekip i vajzave pjesëmarrëse të programit iEngage&iWrite do të punojnë në krijimin e një artikulli dhe të një videoje për Sigurinë Ekonomike të Kosovës dhe varësinë e saj për përkrahje ekonomike nga shtetet e tjera. Nora Jusufi, nga Instituti GAP, prezantoi përpara vajzave pjesëmarrëse të programit dhe shpjegoi situatën ekonomike të Kosovës, indikatorët ekonomikë, ndarjen gjinore ekonomike dhe i njoftoi vajzat se ku mund të kenë qasje në burimet primare dhe në ato sekondare për raportim korrekt.
Projekti iEngage&iWrite financohet nga USAID, mbështetet nga Internews, FHI360 dhe implementohet nga KosovaLive.