Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta e Shejh Neki (Shejh Ban) Shehut

Mar 26, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Shejh Neki (Shejh Ban) Shehut.

Me këtë rast, kryeministri Kurti në këtë letër ngushëllimi ka thënë se mirësia, mençuria dhe besimi i Shejh Nekiut pasqyruan padyshim për të gjithë besimtarët porosinë për më shumë shpresë e angazhim për jetë më të mirë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

Me pikëllim të thellë e pranova lajmin e hidhur për ndarjen nga kjo botë e Shejh Neki (Shejh Ban) Shehut.

 

Jeta dhe veprimtaria e tij në shërbim të qytetarëve të Gjakovës dhe tërë Kosovës, ishte dhe do të mbetet frymëzim për të gjithë ata që lartësojnë vlerat e kombit dhe i mishërojnë ato me besimin në Zot. Mirësia, mençuria dhe besimi i Shejh Nekiut pasqyruan padyshim për të gjithë besimtarët porosinë për më shumë shpresë e angazhim për jetë më të mirë.

 

Shejh Nekiu nuk ishte vetëm predikues dhe besimtar, ai ishte shembulli i njeriut të urtë, punëtor dhe dashamirës për të gjithë, pa dallim feje, race apo gjinie. Ai kishte cilësi të njeriut bashkëkohor me vlera humane, dhe përkushtim të pakursyer për qytetarët e komunës së Gjakovës.

 

Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta djemve, Leonardit e Labinotit, vajzës, Leonora, përcjellësve e komunitetit të besimtarëve të tyrbes së Shejh Banit dhe gjithë Gjakovës për humbjen e njeriut me vlera të larta njerëzore.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM