Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urim nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.
Në letër urimin drejtuar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Lajčák e ka uruar atë për postin e ri dhe është shprehur i bindur se udhëheqësia dhe përvoja e gjatë politike e Kurtit do t’i shtojnë vlerë institucioneve në Kosovë.
Tutje në këtë letër. Lajčák është zotuar që do t’i mbështesë të dy palët për t’i vazhduar takimet në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.