Xhudistet e Kosovës sërish me medalje, flamuri ynë këtë herë u ngrit në Gjeorgji. Ministri Hajrulla Çeku uron xhudisten Nora Gjakova, e cila në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji u stolis me medalje të artë. Përgëzime edhe për trajnerin Driton Kuka, tërë përfaqësuesen e Kosovës në xhudo dhe federatën.
Ky sukses, përveç formës së lartë të Norës, është tregues edhe për standardin e xhudos në Kosovë. Sportistët vazhdojnë të jenë ambasadorët tanë më të mirë. Falë tyre simbolet tona shtetërore depërtojnë edhe në vendet që akoma nuk e kanë njohur shtetin tonë.
Ministria do të vazhdojë të jetë përkrah dhe në mbështetje të sportistëve tanë.
Urime Norë, urime Driton! Suksese xhudistëve tanë atje, presim medalje tjera në Tbilisi, thuhet në komunikatën për media e MKRS-së.