Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar tre këshilltarë të tij politikë.
Të emëruarit gjatë kësaj jave janë:
Fëllanza Podrimaj, këshilltare politike.
Jeton Zulfaj, këshilltar politik.
Shenaj Shala, këshilltare politike/shefe e Protokollit.
Të tre ishin pjesë e kabinetit të Kryeministrit gjatc Qeverisë Kurti I, dhe do të vazhdojnë të punojnë pranë Kryeministrit Kurti në mandatin e ri, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.