Build Skills with our trainings

Sign up now!

Themelohet bashkëpunimi mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Akademisë së Drejtësisë

Pri 13, 2021

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala së bashku me shefin e kabinetit Genc Nimoni, pritën në takim drejtorin ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë Enver Fejzullahu dhe Valmira Pefqeli-udhëheqëse e programit për trajnim fillestar.

Zëvendësministrja Shala i njoftoi më gjerësisht rreth prioriteteve të qeverisë; luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, çështjen e efikasitetit të institucioneve të drejtësisë me theks edhe të Akademisë së Drejtësisë -si një institucion që ofron trajnime dhe arsimim ligjor për gjyqtarë dhe prokurorë.

Ndër të tjerash u diskutua çështja për bashkëpunim efikas ndërmjet institucioneve të drejtësisë, dhe temat e tjera që ndërlidhen me koordinimin dhe bashkëpunimin me Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor të Drejtësisë.

Në anën tjetër, drejtori i Akademisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës,Enver Fejzullahu, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim theksoi disa nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Akademia e Drejtësisë dhe të cilat duhet të adresohen edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

Ndër problemet kryesore të theksuara ishte nevoja për ndryshim të ligjit për Akademinë e Drejtësisë dhe përmirësimi i infrastrukturës ligjore lidhur me fushëveprimin e Akademisë.

Problemet lidhur me trajnimet fillestare të gjyqtarëve dhe prokurorëve u vlerësuan si çështje me peshë të rëndësishme dhe gjithashtu vështirësitë dhe prioritetet lidhur me angazhimin dhe bashkëpunimin e mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë, me akademitë simotra.

Në takim gjithashtu është diskutuar edhe për çështjet tjera të përbashkëta të cilat rrjedhin nga rishikimi funksional i sektorit të ligjit.

Palët u zotuan për më shumë angazhim në ngritje të cilësisë dhe të efikasitetit të të dy institucioneve, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM