Build Skills with our trainings

Sign up now!

RrGK: Gratë po vriten e po dhunohen, drejtësia po mbyll sytë

Pri 23, 2021

RrGK nuk do të ndalet derisa dhuna ndaj grave të mos trajtohet vetëm si lajm ditor apo si çështje private.

Dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një prej formave më pak të ndëshkueshme të dhunës. Para pak ditësh, u bë publik lajmi se zyrtari policor R.Sh për afro gjashtë muaj me radhë kishte sulmuar seksualisht një vajzë të mitur në Gjilan, kurse sot Gjykata e Apelit e ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm për Nuhi Mavrovqanin, që vrau gruan e tij me shufër metalike, në korrik të vitit 2020 në fshatin Berivojcë të Komunës së Kamenicës.

Në të dy këto raste, si në shumë raste të tjera të dhunës ndaj grave në Kosovë, institucionet që kanë për detyrë të mbrojnë jetën e qytetarëve, po dështojnë ta bëjnë këtë, e madje edhe po e rrezikojnë atë drejtpërdrejt.

Kujtojmë se nga viti 2019, dhuna në familje është definuar si vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, kjo falë përpjekjeve të disa organizatave të grave. Mirëpo, sado që janë ndërmarrë shumë veprime për ta kriminalizuar dhunën në familje, institucionet e drejtësisë ende po ngurrojnë të japin dënime meritore për vrasësit e dhunuesit e grave. Përkundrazi, duke ndjekur këtë kulturë të mosndëshkimit, institucionet po e nxisin vazhdimin e dhunës, përdhunimit e të vrasjes së grave.

Përmes kësaj kumtese, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh indinjatë të thellë për këto dy raste, duke u zotuar njëherish që do të ngremë zërin për të kërkuar drejtësi, ashtu si për çdo grua tjetër të dhunuar e të vrarë.

Drejtësi për gratë e vrara! Drejtësi për secilën grua të vrarë e të dhunuar!, thuhet në komunikatën pëtr media e RrGK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM