Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Federici: Rekrutimi i grave në institucionet e sigurisë në Kosovë

Pri 23, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major Franco Federici, i cili e ka uruar për detyrën.

Osmani i ka shprehur falënderimin për kontributin forcave të NATO-së në Kosovë për paqen dhe sigurinë në regjion. Presidentja Osmani më tej ka theksuar angazhimin e institucioneve të Kosovës për të realizuar prioritetin kyç në menaxhimin e pandeminë COVID-19, lidhur me sigurimin e vaksinës për të gjithë qytetarët e vendit.

Ajo ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me KFOR-in në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës. Gjithashtu, Presidentja Osmani dhe gjeneral-major Federici kanë diskutuar lidhur me inkurajimin e rekrutimit të grave në institucionet e sigurisë në Kosovë.

Presidentja Osmani ka falënderuar komandantin e KFOR-it për përkrahjen të cilën forcat e NATO-së ia kanë ofruar Republikës së Kosovës ndër vite dhe ka theksuar gatishmërinë për intensifikim të raporteve me NATO-n dhe shtetet anëtare lidhur me realizimin e orientimit afatgjatë strategjik të Kosovës, anëtarësimit në NATO, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM