Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidenti i KE, Michel e uron presidenten Osmani, premton mbështetje për Kosovën

Maj 5, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër nga ana e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, me të cilën ai e ka uruar për detyrën, duke i dëshiruar sukses në punën e mëtejme.

Në letrën e tij, presidenti Michel ka theksuar se është në interes të KE-së që ta shoh Kosovën duke përparuar në rrugën e saj evropiane.

Ai ka premtuar mbështetje për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Në këtë kontekst, Michel ka përmendur se BE-ja ka dyfishuar mbështetjen për rimëkëmbjen ekonomike, integrimin e Ballkanit Perëndimor e posaçërisht luftimin e pandemisë Covid-19 nëpërmjet Planit Ekonomik dhe Investues për këtë rajon të miratuar në tetorin e 2020-s, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM