Build Skills with our trainings

Sign up now!

Një jetë e denjë, pas braktisjes, me ndihmën e “SOS nënës”

Jan 27, 2017

Në dy vitet e fundit në Kosovë nuk janë shënuar rastet e braktisjes së fëmijëve të rritur.

“Kryesisht braktisen foshnjat 1-2 ditësh,” thotë Vebi Mujku, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë.

Ndërkohë që fëmijët e rritur mund të gjejnë strehim te të afërmit, te gjyshërit, te dajallarët, tezet, më të vegjlit përfundojnë në strehimore.

Sipas zyrtarit për strehim familjar dhe kujdestari në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale (MPMS), Lutfi Bislimi gjatë vitit 2016 në Kosovë janë braktisur gjithsej 36 fëmijë.

Zakonisht fëmijët braktisen nga nënat e reja për shkak të shtatzënive të padëshiruara, përdorimit të substancave narkotike, por edhe për shkak të problemeve shëndetësore, ekonomike etj.

Në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë përmenden edhe rastet e braktisjes së fëmijët me aftësi të kufizuara.

Faik Hoti, udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun, thekson se Ministria e Shëndetësisë përmes Klinikës së Gjinekologjisë e Obstetrikës dhe Klinikës së Neonatologjisë, që të dyja në QKUK, merr informacione për rastet kur foshnjat e porsalindura braktisen nga prindërit për arsye të ndryshme. Fëmijët, që braktisen në spital, pas kalimit të një periudhe të përkujdesjes shëndetësore, strehohen në strehimore apo në familje strehuese.

Një ndër strehimoret e fëmijëve të braktisur është edhe SOS fshati, ku strehohen fëmijë që vijnë nëpërmjet Qendrave për Punë Sociale prej mbarë Kosovës. Ata qëndrojnë aty, deri në fazën e adoptimit ose deri te rasti kur ata bëhen bashkë me familjen biologjike.

Ora Bytyçi, drejtoreshë e programit të SOS fshatit, thotë se në këtë strehimore momentalisht janë rreth 66 fëmijë.

“Programi i bebeve ‘Dielli’ është pjesë e SOS Fshatit, me kapacitet për 18 foshnja, ku për momentin strehohen 16 foshnje”, thotë ajo.

SOS fshati ka 3 shtëpi, në secilën prej të cilave gjendet e ashtuquajtura “SOS nëna”, e cila trajnohet deri në një vit.  Çdo nëne i bie të përkujdeset për gjashtë foshnje, ndërkohë që në ndihmë i  del edhe e ashtuquajtura “SOS tezja”.

“Sos Fshati ka 7  SOS familje. Këto familje, pasi nisin jetën e tyre në SOS Fshat, gradualisht kalojnë në komunitet, në mënyrë që këta fëmijë të jetojnë si çdo fëmijë tjetër. Ata  janë pjesë e komunitetit në një bashkësi deri në 6 anëtarë”, tha Bytyçi.

Aktualisht në Shtëpinë e Rinisë gjenden 14 fëmijë të cilët nëpërmjet një programi për të rinjtë  përgatiten për pavarësim, ndërkohë që në gjsymë pavarësim janë gjithsej 9 fëmijë.

“Këta fëmijë shkojnë në shkollë si çdo fëmijë tjetër, angazhohen në kurse të ndryshme, në biblioteka. Atyre u  realizohen dëshirat edhe mbi bazën e prirjeve që kanë, derisa të pavarësohen, të gjejnë punë dhe të kujdesen për vetën e tyre. Tash për tash 3 të rinj janë pavarësuar“, tha Bytyçi.

Në rastet kur fëmijët kanë humbur kujdesin prindëror, ose  që për ndonjë arsye kanë vendosur të mos jetojnë me ta, personeli interesohet që fëmijët të mbajnë kontakt me familjet biologjike, sepse është pjesë e identitetit të tyre.

Atyre u ipet ngrohtësi familjare deri në fazën e adoptimit ose bashkimit me familjen biologjike.

“Ata duhet të dinë se kush është trungu i tyre familjar“,  shtoi Bytyçi.

Puhiza Bekolli

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM