Në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës ka filluar ekspozimi i veprave të artit që për qëllim ka promovimin e artistëve tanë dhe ngritjes së vetëdijës për kauza të rëndësishme.
Presidcentja Vjosa Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se e veçanta e kësaj nisme është që piktura e parë që e kemi ekspozuar është piktura e Yllka Letit e cila prej lindjes ballafaqohet me fibrozën cistike.
Piktura e Yllkës i dha një frymë tjetër zyrës dhe do të punojmë shumë fort për të mbështur fëmijët me fibrozë cistike dhe familjet e tyre në vendin tonë.
Dje filluam me ekspozimin e veprave të artit në Zyren e Presidentes së Republikës së Kosovës – një traditë që do e kultivojmë me shumë dashuri. Ekspozimi i veprave të artit, përveç se po e hijëshon këtë Zyre, po bëhet edhe me qëllim të promovimit të artistëve tanë dhe të ngritjes së vetëdijës për kauza të rëndësishme.
E veçanta e kësaj nisme është që piktura e parë që e kemi ekspozuar është piktura e Yllka Letit. Yllka, e cila është dashuria vet, që prej lindjes ballafaqohet me fibrozën cistike, e cila është një çrregullim gjenetik që prek më së shumti mushkëritë, por edhe mëlçinë, pankreasin, veshkat dhe zorrën. Në afat të gjatë, fibroza cistike shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe kollitje si rezultat i infeksioneve të shpeshta të mushkërive.
Në Kosovë janë 215 fëmijë të regjistruar me fibrozë cistike. Yllka u bë zëri i tyre përmes një ekspozite të mbajtur vitin e kaluar. Piktura e Yllkës i dha një frymë tjetër zyrës e do punojmë shumë fort për t’i dhënë frymë kauzës së saj, si dhe për të mbështur fëmijët me fibrozë cistike dhe familjet e tyre në vendin tonë.