Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Mizutani: Gatishmëri e Kosovës për nxitjen e kompanive japoneze për të investuar në Kosovë

Maj 26, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë, Akira Mizutani, i cili e uroi për zgjedhjen e saj në krye të shtetit.

Osmani theksoi raportet e shkëlqyera diplomatike ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtejmë të këtyre raporteve në rrafshin politik, ekonomik dhe kulturor.

Presidentja Osmani nënvizoi nevojën që dy shtetet të bashkëpunojnë edhe në menaxhimin e pandemisë dhe i kërkoi ambasadorit që t’ia përcjell lutjen e saj qeverisë japoneze që ta ndihmojë Kosovën në përpjekjet për ta kapërcyer pandeminë Covid-19.

Po ashtu, Osmani e falënderoi shtetin e Japonisë për donacionin e fundit të pajisjeve mjekësore, si dhe për kujdesin e vazhdueshëm që ky vend e ka treguar për konsolidimin e mjekësisë në Kosovë.

Më tej, presidentja Osmani ritheksoi gatishmërinë e Kosovës për nxitjen e mëtejme të kompanive japoneze për të investuar në Kosovë. Në këtë rrafsh, ajo nënvizoi se e mirëpret mundësinë e organizimit të një forumi të përbashkët ekonomik ndërmjet të dy vendeve, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM