Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Bah: Synim i Qeverisë për të siguruar konsensus kombëtar mbi politikat e nevojshme energjetike

Maj 27, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefin e stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim virtual me Mahmoud Bah, kryeshef ekzekutiv në detyrë i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe anëtarët e ekipit menaxherial të MCC.

Duke e uruar kryeministrin për fitoren dhe duke i dëshiruar suksese në qeverisje, Bah shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë.

Kryeministri Kurti theksoi vizionin e tij për ta bërë Kosovën me energji të pastër, furnizim të sigurt dhe çmime të përballueshme. Ai foli për synimin e Qeverisë për të siguruar konsensus kombëtar mbi politikat e nevojshme energjetike dhe reformat institucionale që do të nevojiten për të arritur këtë vizion.

Gjatë takimit u bisedua edhe për procesin e hartimit të strategjisë së energjisë dhe planit kombëtar për energji dhe klimë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM