Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Të falen bizneset që janë dënuar në kohë të pandemisë

Maj 28, 2021

Gjatë kohës së pandemisë së shkaktuar nga COVID -19 e që po zgjatë edhe sot ndonëse numri i viktimave dhe i të infektuarve ka rënë ndjeshëm, Policia e Kosovës ka shqiptuar shumë dënime për mosrespektim të masave sikur që Inspektorati ka dënuar shumë biznese, gjithashtu për mosrespektim të masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë.

KMDLNj , që nga fillimi ka përkrahur masat kufizuese të vendosura nga Qeveria e Kosovës , ndonëse ishin kundër të drejtave të njeriut mirëpo , midis të drejtës për jetë dhe të drejtës për lëvizje të lirë , KMDLNj ishte dhe përcaktohet për mbrojtje të shëndetit dhe të jetës. Në të njëjtën kohë KMDLNj pati kërkuar nga Qeveritë e Kosovës të marrin masa për të ndihmuar qytetarët që kanë mbetur pa punë apo që e kanë gjendjen e rëndë ekonomike.

Realisht , gjatë kësaj kohe më së shumti e kanë pësuar bizneset , një numër i madh i tyre ka falimentuar kurse të tjerat , me orarë të reduktuar për shkak të kufizimeve të shumta kanë punuar dhe punojnë me humbje të cilat nuk subvencionohen nga qeveria Kurti e as që janë subvencionuar nga qeveitë e mëparshme në atë masë që të mos punojnë me humbje dhe të mos detyrohen të mbyllin bizneset.

Me lehtësimin e masave janë krijuar kushtet që bizneset , jo të fitojnë apo të stabilizohen por vetëm të mbijetojnë duke shpresuar për një përkrahje nga qeveritë për të rimëkëmbur bizneset e tyre.  Janë ndarë mjete të konsiderueshme për rimëkëmbje ekonomike por se nga këto mjete kanë përfituat kryesisht bizneset e fuqishme që , realisht as që kanë pasur nevojë për përkrahje.

 Për më keq, në kohën kur janë lehtësuar pakëz masat kufizuese , është intensifikuar angazhimi i Inspekcionit që ka shqiptuar dënime shumë të rënda për biznese, thuaja të falimentuara, duke ua vështirësuar gjendjen edhe më shumë.

KMDLNj vet ka monitoruar respektimin e masave dhe ka pasur raste kur ato nuk janë respektuar nga bizneset mirëpo ka kërkuar dhe kërkon mirëkuptim, për shkak të gjendjes shumë të rëndë në të cilën janë bizneset , nga ata që kanë shqiptuar dënimet, qoftë duke ua mbyllur biznesin apo duke ua shqiptuar dënimin me gjobë , që t’ua falin këto dënime , të mos ekzekutohen dënimet e shqiptuara për faktin se bizneset e kanë pësuar pikërisht për shkak të masave kufizuese dhe mungesës së duhur të përkrahjes për rimëkëmbje nga qeveritë e Kosovës.

KMDLNj kërkon që edhe dënimet që iu janë shqiptuar qytetarëve , të falen shkaku se ishte një gjendje thuaja e jashtëzakonshme.

KMDLNj ka informata se disa biznese janë dënuar disa herë me gjoba 500 e më shumë euro dhe se nuk kanë asnjë mundësi t’i paguajnë dënimet.

KMDLNj, që nga fillimi ka kërkuar që të falen këto dënime dhe konsideron se nëse insistohet  që dënimet të paguhen qoftë edhe përmes procesit përmbarimorë , kjo do të ishte edhe një goditje për bizneset e stërlodhura dhe se premtimet për rimëkëmbje ekonomike do të konsiderohen si farsë. 

KMDLNj kërkon që ndaj përmbaruesve privatë të bëhet një auditim nga shteti për faktin se jo gjithmonë punojnë në përputhje me mandatin që ua jepë ligji, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM