Rreth 26 mijë nxënës të klasave të nënta, i janë nënshtruar sot Testit të Arritshmërisë të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). Testi i Arritshmërisë është mbajtur në 156 qendra të testimit në gjithë vendin.
Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2.200 administrues.
Procesi ka filluar në orën 10:00 në të gjitha qendrat ku është mbajtur testimi.
Sipas informatave të para të Komisioneve, çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi e cila do të ndikonte në rezultatet e testit.
Organizimi i testit është realizuar sipas kërkesave dhe standardeve më të larta, duke garantuar testim cilësor dhe të besueshëm.
MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e Testit të Arritshmërisë, për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.
Testimi i nxënësve të klasave të nënta ka për qëllim që të bëj orientimin e nxënësve për regjistrim në shkollat e mesme të larta.
Rezultatet e këtij testi pritet të shpallen më 7 qershor, thuhet në faqen zyrtare të MASHTI.