Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Vëmendja ndaj fëmijëve nuk duhet të fokusohet në vetëm një ditë për 1 Qershor, por në secilën ditë të vitit

Qer 1, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka pritur në takim Grupin e fëmijëve “Respect Our Rights” (ROR) dhe Koalicionin e Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF).

Përfaqësues të grupit ROR e kanë njoftuar presidenten Osmani në lidhje me gjendjen e gjithmbarshme të pozitës së fëmijëve në Kosovë, duke kërkuar mbështetje për përmirësimin e mëtejmë të pozitës së tyre.

Ulja e varfërisë te fëmijët, mbrojtja sociale e tyre, rritja e cilësisë në arsim, zhvillimi në fëmijërinë e hershme dhe parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve, janë çështjet të cilat, përfaqësues të KOMF-it i ngritën në takim me presidenten Osmani, duke kërkuar angazhim më të madh të shtetit për më të vegjlit.

Në takim me këto dy organizata, presidentja Osmani ka theksuar se përgjatë mandati pesë vjeçar, një nga prioritetet e angazhimit të saj do të jetë pikërisht fusha e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Më tej, Osmani ka potencuar se vëmendja ndaj fëmijëve nuk duhet të fokusohet në vetëm një ditë siç është 1 Qershori, por në secilën ditë të vitit.

Në këtë kontekst, Osmani ka thënë se për ta përmirësuar pozitën e fëmijëve duhet rritet investimi dhe cilësia në arsim, të prioritizohet edukimi i hershëm si dhe të zhvillohen reforma në planin afatgjatë.

Sipas presidentes Osmani, fëmijët nuk duhet trajtohen vetëm brenda shtëpive të tyre, por edhe nga institucionet shtetërore. Ajo u ka bërë ftesë të gjithë fëmijëve dhe organizatave që merren me të drejta të tyre ta ngrisin zërin sa herë që cenohen, duke u zotuar për mbështetje institucionale për një jetë më të mirë për ta, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM