Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësorë, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.
Me të gjitha kapacitetet, KRU”Prishtina” po bën shpërndarje të barabartë të ujit në të gjitha zonat e shërbimit.
Por, duke filluar nga sot 28 qershor 2021 deri në njoftimin e radhës, për shkak të ruajtjes së resurseve ujore, menaxhimit të thatësisë, ruajtjes së kualitetit të ujit të pijshëm, shpërndarjes së barabartë të ujit për shkak të rritjes enorme të kërkesave për ujë/keqpërdorimit të ujit , ju njofton me orarin e ri të reduktimeve të ujit të pijshëm :
– Çagllavica, Veterniku( pjesa kah Rezonanca), Lagjja NIC dhe lagjja Qëndresa do të jenë me reduktim të furnizimit me ujë nga ora 17:00-22:00.
– Lagjja Qershia dhe fshati Miradi e Epërme, me reduktim prej orës 10:00-22:00,
– Një pjesë e Hajvalisë , me reduktim nga ora 22:00-07:00,
– Fshatrat përgjatë linjës Albanik-Podujevë dhe fshatrat Albanik-Prishtinë me reduktim nga ora 18:00-06:00.
Katet e larta të ndërtesave kolektive, që mund të hasin në vështirësi rreth furnizimit me ujë të pijshëm, duhet të bëjnë zgjidhje individuale konform rregullave për Ligjin për Bashkëpronësi.
Furnizimi me ujë dhe aplikimi i reduktimeve minimale varion nga zona në zonë për shkak të konfiguracionit të terrenit dhe konsumit të ujit.
Ju falënderojmë për mirëkuptim, deri në vendimin e radhës, varësisht nga temperaturat në vend, thuhet në komunikatën për media e KRU Prishtina.