Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- von Cramon: Dialogu i ri për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një proces konstruktiv dhe i qartë

Qer 29, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila shoqërohej nga këshilltari i saj, Paolo Bergamaschi dhe Simon Ilse, drejtor për Kosovën i Fondacionit Heinrich Boll Stiftung.

Takimi nisi me bisedën për rëndësinë e transicionit në energji të pastër dhe për mbrojtjen e lumenjve. Von Cramon tha se e çmon angazhimin e kryeministrit dhe të Qeverisë për përkrahjen e projekteve të energjisë së ripërtëritshme.

Kryeministri Kurti foli për nevojën e një raporti fizibiliteti në fushën e energjisë dhe shtoi se është mirë të ketë një konsensus shoqëror e politik, para se të vendoset për këtë çështje kapitale që prek jetën e brezave të ardhshëm.

Diskutuan edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel dhe katër propozimet e paraqitura nga kryeministri Kurti. Lidhur me çështjen e të pagjeturve, kryeministri ritheksoi se Serbia duhet t’i hapë arkivat dhe të tregojë vendndodhjen edhe të varrezave të tjera që dyshohet se janë në Serbi.

Kryeministri Kurti dhe von Cramon u pajtuan se dialogu i ri për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një proces konstruktiv dhe i qartë, nga i cili përfitojnë qytetarët., thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM