Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se caktimi i terminit për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) është i mundur për:
• Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare
• Qytetarët të cilëve i’u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.