Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës përmes postimit në rrjetin social Facebook, ka publikuar rastet e të infektuarve me COVID-19, më 29.07. 2021
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës.
Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.443 testime, 72 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
jatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 17 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.633.
Në total numri i rasteve aktive është 305.