Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Benedejčič: Sllovenia vazhdon të përkrahë procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës

Kor 30, 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e Sllovenisë, Minca Benedejčič. Presidentja Osmani i uroj mirëseardhje në Republikën e Kosovës Ambasadores Benedejčič, duke potencuar se Republika e Kosovës dhe Sllovenia gëzojnë raporte të shkëlqyeshme dhe se pret që këto raporte të thellohen edhe më tutje.

Sipas presidentes Osmani, Sllovenia shërben si një shembull i mirë për t’u ndjekur nga Republika e Kosovës në rrugëtimin e vet drejtë Bashkimit Evropian dhe zhvillimit të përgjithshëm si shtet dhe shoqëri demokratike.  Presidentja Osmani poashtu ka theksuar se pret përkrahje nga Sllovenia, si shtet i cili mbanë Presidencën e BE-së, që të përkrahë Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Në anën tjetër, ambasadorja Benedejčič ka falënderuar presidenten Osmani për pritjen e sotme. Ajo ka theksuar se Sllovenia ka qëndruar përkrah Kosovës dhe qytetarëve të saj përgjatë gjithë kohës, dhe se ky shtet do të vazhdojë të përkrahë procesin e integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës. Ajo ka theksuar se do të angazhohet në forcimin e mëtutjeshëm të raporteve bilaterale në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM