Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të diel, do të ndajë Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden, për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë.
Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se është nder të kem mundësinë të ndajë këtë medalje për të ndjerin Beau Biden, e cila i dedikohet edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një ceremoni që do të organizojmë këtë të diel, do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë.
Është nder të kem mundësinë të ndajë këtë medalje për të ndjerin Beau Biden, e cila i dedikohet edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nëpërmjet një letre që i kam dërguar para disa kohësh, i kam propozuar Presidentit Biden që të na drejtohet nëpërmjet një video adresimi në këtë ceremoni. Jam e nderuar që sot mund të ndajë me ju një pjesë të kësaj videoje, e cila të dielën do të publikohet e plotë dhe me përkthim.
Ky adresim i Presidentit Biden dëshmon raportet speciale e të palëkundura ndërmjet dy vendeve tona. Jemi të bekuar me aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/1674238999439891/